loader image

Tre 📜 Dokumenta për shkollën e Kalasës viti 1903❗

📌 Musa Qazimi mësuesi nga Gjirokastra u emërua për të dhën mësim në shkollën e Kalasës në vitin 1903.Ky mësues do të paguhej nga banorët e Kalasës

🔻PËRKTHIME NGA 📜 DOKUMENTAT ORIGJINALE 🔻

📜 Dokument NR.1

Vilajeti i Janinës
Drejtoria Arsimore
Numër 59
Ministrisë së Arsimit
Zotërisë së tij të veshur me pushtet
Nga njoftimi i pushtetit vendor mësojmë se Musa Qazimi nga Gjirokastra, i diplomuar nga Shkolla Pedagogjike (Darulmualim) e Janinës në, i emëruar në shkollën e fshatit Kalasa në kazanë e Delvinës, me rrogë vjetore 1000 groshë, sigurimin e të cilës e ka marr përsipër banorët e fshatit, ka filluar nga detyra në fjalë me datë 14 prill 1903, ndërkohë që është dërguar sëbashku me shkresat e ndryshme edhe jetëshkrimi i tij i nëpunësit, i nevojshëm për t’u plotësuar për këto raste, prandaj urdhri dhe fermani i takojnë të zotit të çështjes, me datë 22 qershor 1903.
Drejtori i Arsimit për Vilajetin e Janinës
Vula

📜 Dokument NR.2

Keqashkronja e zyrës së protokollit të Ministrisë së Arsimit
Drejtorisë së Arsimit të vilajetit të Janinës
Përgjigje shkresës dërguar me datë 22 qershor 1903 dhe numër protokolli 59:
Në lidhje me mësuesinë e shkollës fillore iptida në fshatin Kalasa në kazanë e Delvinës, për rrogën e të cilit, në shumën 1000 groshë në vjet, banorët e fshatit janë zotuar se do ta mbulojnë ata vetë, u caktua Musa Qazimi nga Gjirokastra, i diplomuar nga Shkolla Pedagogjike (Darulmualim) i Janinës, jetëshkrimi i të cilit është dërguar, caktimi i tij është miratuar nga ana e Këshillit dhe janë kryer veprimet e shkresave nga zyra e Drejtorisë dhe Kuadrit Arsimor të Shkollave Fillore iptidaije dhe nga Zyra e Financës, konstatohet se duhet të paraqes edhe shkresën zotim se do të jetë besnik i hirësisë së tij, padishahut, se do të kryejë me përpikëri detyrat që i caktohen, nuk do të keqpërdor besimin e shtetit me detyrat që emërohet, nuk do të përfshihet në veprime në kundërshtim me besnikërinë dhe nderin, si dhe duhet të pajisen me pullën me vlerë 10 groshë për llogari të ndihmës së Hekurudhës Hamidije së Hixhazit jetëshkrimi i tij i nëpunësit, si dhe pullat me vlerë 3 groshë për çdo shkresë tjetër që përmban në dosje, përveç vërtetimit me vlerë 1 groshë që ka paguar taksën e Hekurudhës Hamidije të Hixhazit, prandaj i kthehet pas jetëshkrimi i nëpunësit që të plotësohet me pullat e nevojshëm dhe shkresat e tjera të nevojshme dhe hartohet kjo shkresë që të plotësohen shkresat e parashikuara nga rregullorja e administratës civile.
Drejtorisë së Brendshme të Botimeve
Shpallet se është njoftuar pushteti vendor se Musa Qazimi nga Gjirokastra, i diplomuar nga Shkolla Pedagogjike (Darulmualim)i i Janinës, i emëruar mësues në shkollën iptida në fshatin Kalasa në kazanë e Delvinës, që të plotësoj shkresën ku deklaron se nuk do të ndahet nga besnikëria ndaj padishahut, nuk do të keqpërdor besimin e shtetit me detyrat shtetërore të caktuara për të, nuk do të përfshihet në veprimtari në kundërshtim me nderin dhe besnikërinë.

📜 Dokument NR.3

Zyrës së kuadrit të administratës civile me datë 27 shtator 1903.
Qazim beut me datë 27 shtator 1903
Pas verifikimit vërtetohet se jetëshkrimi i nëpunësit i dërguar në emër të Musa Qazimit nga Gjirokastra, i caktuar mësues në fshatin Kalasa në kazanë e Delvinës, me rrogë vjetore 1000 groshë, që do të mbulohet nga banorët e fshatit, ashtu siç njoftohet me parashtrimin e Drejtorisë së Arsimit të Vilajetit të Janinës, është në përputhje me procedurat dhe rregulloren e hartimit të jetëshkrimeve në fjalë, prandaj në rast se ministria në fjalë lëshon aprovimin e saj, pas kryerjes së veprimeve procedurale për emërimin në nëpunësi, sëbashku me shkresat e tjera të ndryshme dërgohet kjo shkresë në zyrën e kuadrit të administratës civile që të qarkullohet në zyrat përgjegjëse, urdhri dhe fermani i takojnë të zotit të çështjes me datë 21 korrik 1903.
Pas njoftimit përmes kësaj shkrese të drejtorisë arsimore të Janinës se Musa Qazimi i diplomuar nga Shkolla Pedagogjike (Darulmualim)i i Janinës është emëruar mësues në shkollën e fshatit Kalasa në kazanë e Delvinës me rrogë vjetore 1000 groshë që do të paguhen nga populli i fshatit në fjalë, se ka filluar nga detyra me datë 14 prill 1903, shkresa në fjalë i dërgohet Këshillit Arsimor të Ministrisë që të kryejë verifikimin në detyrë me rastin e parë pasi zyrat përgjegjëse të kenë kryer veprimet e nevojshme procedurale, 28 korrik 1903.
Numër 1276
Në lidhje me Musa Qazimin nga Gjirokastra i diplomuar nga Shkolla Pedagogjike (Darulmualim) e Janinës dhe i emëruar nga pushteti vendor mësues në fshatin Kalasa në kazanë e Delvinës me rroge vjetore 1000 groshë pagimi të cilës do të kryhet nga populli i fshatit në fjalë, pas veprimeve procedurale të parashikuara me ligj të kryhen nga Drejtoria e Shkollave fillore, si dhe zyrat e kuadrit të administratës civile dhe zyrës së financës si dhe pas shpalljes publike me gazetë për emërimin në fjalë, urdhri dhe fermani i takojnë të zotit të çështjes që të lëshohet urdhri administrativ i nevojshëm për zbatimin e vendimit të marr, me datë 20 gusht 1903.
Numër 1189
Vërtetohet se veprimet e regjistrimit janë kryer nga drejtoria përgjegjëse dhe i dorëzohet zyrës së financës sëbashku me shkresat e tjera bashkëlidhur për përmbushjen e hapave të tjerë administrativë në përputhje me vendimin e marr 30 gusht 1903.
Në përputhje me urdhrin dhe vendimin e marr në lidhje me Musa Qazimin i caktuar me rrogë vjetore 1000 groshë në shkollën iptidaije të fshatit Kalasa në kazanë e Delvinës pagesa e të cilës zotohet të paguhet nga vetë banorët e fshatit, pas kryerjes së veprimeve procedurale nga zyra e financës i dërgohet shkresa zyrës së kuadrit të administratës civile që pas veprimeve të parashikuara ligjore ta dërgojë në zyrën e protokollit, me datë 15 shtator 1903.
I dërgohet kjo shkresë zyrës së protokollit sëbashku me shkresat e tjera në mënyrë që jetëshkrimi i nëpunësit të pajiset siç parashikohet nga rregullorja me pagesën vërtetim për shlyerjen e 10 groshëve si kontribut për ndërtimin e hekurudhës Hamidije në Hixhaz, si dhe vula me pullë me vlerë 3 groshë për çdo shkresë zyrtare të hartuar siç parashikohet nga rregullorja dhe ligji dhe më pas vërtetimi i pagesës 1 groshë për shlyerjen e taksës së hekurudhës Hamidije në Hixhaz, 17 shtator 1903.

Një falenderim për përkthimin meriton Osmanologu Ermal Nurja.

🏛 Burimi: Arkivi Osman