KRYENGRITËSIT NË KAZAN E KURVELESHIT NË VITIN 1585
Kryengritësit në kazan e Kurveleshit në vitin 1585❗
📌 Në një dokument me datë 21 tetor 1585 flitet për një kryengritje në kazan e kurveleshit,rebelët e kesaj zone krijonin shum probleme për osmanët nga kryengritësit rrezikoheshin tre kala 🏰 Kalaja e Gardhiqit – Kardhiqit 🏰 Kalaja e Nivicës në Tepelenë dhe 🏰 kalaja e Turnikut – Kalasës në Delvinë.
Në dokumentat osmane që nga viti 1431 Fshati Kalasë figuron me emrin Turnik-Turriq
📜 Përkthyer nga osmanologu Ermal Nurja
Ferman dërguar Mustafa beut, i cili ka qenë sanxhakbeu i mëparshëm i Amasjas: Gaziu inspektori i mukatave të Vlorës ka dërguar shkresë në pragun tim të lumturisë ku shkruan dhe parashtron se sanxhakbejlerët e Vlorës, Delvinës dhe Janinës kanë disa vite që gjenden në fushatën e Lindjes kështu që kryengritësit e Kurveleshit në sanxhakun e Delvinës e konsiderojnë pasuri këtë mundësi dhe grupe-grupe bastisin banesat e rajasë në tokat e shtetit grabisin delet dhe qetë e tyre, skllavërojnë banorët e atyre fshatrave bashkë me njerëzit e tyre dhe kanë rrethuar rrugët që shkojnë tek kalatë e Gardhiqit, Nivicës dhe Turnikut në Delvinë në atë mënyrë që mos të jetë e mundur mbërritja tek ato kala dhe nëse kjo situatë do të nënvleftësohet Allahu na ruajtë kanë për të dëmtuar edhe kalatë dhe jo vetëm kaq, por në çdo vend të vilajetit do të shfaqen banditë dhe prishësit e rendit që do të zaptojnë rrugët nga të cilat kalojnë karvanet e tregtarëve prandaj edhe për mbrotjen e tyre kërkohen njerëz të aftë. Për ty njofton se je bir oxhaku dhe i aftë që të njohësh punët e vilajetit në fjalë dhe mund të grumbullosh shtatë apo tetë qind burra nga farefisi yt dhe nëse lëshohet fermani që të jep të drejtën që të ruash sanxhakët në fjalë do të dish tu vish hakut siç e meritojnë kryengritësit në fjalë dhe i gjithë vilajeti do të shpëtojë në këtë mënyrë nga dëmet dhe sherret e tyre dhe arka e shtetit do të ketë përfitime të mëdha financiare nga kjo situatë prandaj edhe urdhërova që ti të shkosh në mbrojtjen e vilajeteve në fjalë që të ruash vendin nga sulmet e kryengritësve të sipërpërmendur prandaj urdhërova që:Kur të mbërrijë ky ferman mos të vonosh por të ngrihesh menjëherë dhe të shkosh në mbrojtjen e sanxhaqeve në fjalë që të mbrosh dhe ruash ashtu siç duhet vilajetin dhe të kapësh prishësit e rendit që janë shfaqur aty dhe t’u vish hakut sipas rregullave të gjykatës së sheriatit dhe të shpenzosh kujdes dhe të demonstrosh fuqi që të vendoset rendi dhe rregulli në të gjithë vilajetin dhe nëse Allahu na ruajtë tregon mosinteresim dhe përtaci në atë mënyrë që banditët e përmendur më sipër do të arrijnë pas këtij urdhëri të dëmtojnë dhe shkatërrojnë ndonjë vend ta dish se nuk do të pranohet asnjë lloj shfajësimi dhe do të meritosh përbuzjen dhe dënimin prandaj të tregohesh largpamës dhe të bësh kujdes të madh dhe mos të humbësh asnjë minutë. Si dhe të tregosh kujdes se me këtë pretekst mos të bësh zullum ndaj rajasë që sheh punët e veta dhe nuk përzihet në akte mosbindjeje gjithashtu të tregosh kujdes edhe ndaj fëmijëve, grave, pronave dhe banesave të personave kryngritës dhe pasi t’i kapësh një pas njëri ata që prishin rendin dhe qetësinë të nxirren para gjyqit të kadiut dhe pasi të vërtetohet veprat keqbërëse që kanë kryer të tregoni gatishmëri dhe t’u vini hakut sipas rregullave të ligjit.I jepet fermani vezir Mehmet pashës me datë 21 tetor 1585.
🏛 Burimi: Arkivi Osman