loader image

KALAJA E KALASËS

Në udhëtimin e tij në vitin 1670, Evliya Çelebi ka vizituar shumë Kala të cilat kontrolloheshin nga Osmanët në teritorin e Shqipërisë. Një nga keto kala që ai ka vizituar është dhe Galata (Kalaja e Kalasës) e cila renditet në libër pasë Kalase së Delvinës. Evliya Çelebiu shkruan “se pasi lashë qytetin e Delvinës vazhdova rrugën drejt perëndimit, duke kaluar shumë fshatra të pasur dhe të lumtur, mes malesh e shkrepash mbërrita në Kalanë Galata.”

SHKRUAN EVLIYA ÇELEBI
“Këtë Kala nga duart e Venedikut e ka marrë komandanti
Gedik Ahmed Pasha, në kohën e Sulltan Bajazid II.
Kalaja Galata është pjesë e kazasë së Kurveleshit ka 100 ushtarë. Në krahun perëdimor të Kalasë kalon një lumë që vjen nga malet,vazhdon duke shoqëruar malet dhe derdhet në det afër Delvinës.”

Bazuar në shkrimet e Evliya Çelebiu, Kalaja Galata është Kalasa. Ka përshtatje me Kalasën për dy arsye kryesore: një sepse emri është i ngjashëm Galata-Kalasa, dhe e dyta lumi i Kalasës kalon në krahun perëdimor të Kalasë që është në qëndër të fshatit. Ky lumë derdhet në det afër Delvinës.

Kalaja e Kalasës është pushtuar nga osmanët në vitet 1479-1482. Gjatë këtyre viteve, në fuqi ka qënë
Sulltan Bajazid II dhe Komandanti Gedik Ahmed Pasha.

Për më shumë hollësi lexoni te Evliya Çelebi 1670 Galata-Kalasa
(Faqja 24)

Gedik Ahmed Pasha

Në 1479, kur ai ishte sanxhakbej i sanxhakut të Vlores, Sulltan Mehmeti II e urdhëroi atë të drejtonte një forcë prej 10,000 deri në 40,000 trupa për rrethimin e Shkodrës.Vdekja e Mehmed II e parandaloi këtë. Në vend të kësaj, Ahmeti u bashkua me Bajazitin II në luftën se kush do të pasonte sulltanin. Sidoqoftë, Bajaziti II nuk i besoi plotësisht Ahmedit dhe e burgosi dhe më vonë e vrau më 18 nëntor 1482.

Për më shumë hollësi për Sulltan Bajazid II dhe Komandanti Gedik Ahmed Pasha