HISTORIA E FSHATIT KALASË QË NGA VITI 1431…..
DOKUMENT OSMAN 1431
Kalasa përmëndet në Regjistrin Osman Sanxhaku i Arvanidit të vitit 1431 me emrin Turnik (Turriq).Sipas të dhënave nga regjistri, Kalasa kishte 44 shtëpi me banorë jo-Myslymanë të krishterë.Në Kalasë, emëri “Turnik” egziston dhe sot,dhe njihet ndryshe si Turriq. Dikur,në një vënd rreth 1 km larg nga Kalaja e Kalasës, por brënda teritorit të fshatit Kalasë ndodhej një xhami e njohur me emrin Xhamia e Turriqe.Kalaja egziston dhe sot në qëndër të fshatit.Ajo është e rrënuar, por kulla dhe pjesë të murit rrethus të saj gjenden edhe në ditët e sotme.
Në këtë regjistër përmëndet dhe fshati Dragas, siç njihet në ditët e sotme me emrin Kalaja e Dragasit. Kalaja e Dragasit është një vendbanim shumë i vjetër dhe ndodhet rethë 3 km largë nga fshati Kalasë. Sipas regjistrit, Dragasi kishte 27 shtëpi me banorë jo-Myslymane të krishterë.
Për më shumë hollësi lexoni te Defteri i Arvanidit 1431
Turnik-Kalasë (Faqja 49)
Dragas-Kalaja e Dragasit (Faqja 44)
DOKUMENT OSMAN 1455
Në regjistrin Osman Nr-57 të vitit 1455,
është Fshati Turriq (karye-i Turnik) Kalasa e sotme, dhe emrat e kryefamiljarëve
Dede Mërkur, T(h)od(h)or/T(h)od(h)ër vëllai i Dedes, Dede
Kan(g)adhi, Gjin biri i Dedes, Lazar/Llazar
Kan(g)adhi,Markes/Mark(is) Kan(g)adhi, ??
Shtin Zhula, Progon Tat(os), Gjon Manësi, Andrea Manësi,
Andre Gjon, Gjin Milko(z), Filip Gjin
Nikola/Nikolla Milko(z), Dedja Turniq, Gjin vëllai i Dedes,
Martin Papa, Lazar/Llazar biri i Dukës, Gjin biri i Kostës,
Nikolla Tad(os)
Gjin Tat(os), Gjon Nenada, Dede Z(h)ul, Gjin Orfana
Në këtë regjistër shfaqet fisit Turriq,
emri një banori Dedja Turriq.
Për më shumë hollësi lexoni te Defteri i Shqipëris 1455
Turnik-Kalasë (Faqja 70)
DOKUMENT OSMAN 1520
Në regjistrin e sanxhakut të Vlorës Nr-94 dhe Nr-99 të vitit 1520, vendbanimi me emrin Turnik (Turriq) Kalasë ka qënë qëndër administrative.Turnik administronte Tatizad-Tatzat dhe Vile-Vila.Ky regjistër gjithashtu e vërteton se Turnik (Turriq) është Kalasa. Kjo, jo vetëm se në Kalasë akoma egziston ky emër, por është edhe vendbanimi më i afert me Vilat dhe Tatzatin.
REGJISTËRI NR-99 KA DHE EMRAT E KRYEFAMILJARËVE
Kalasa në atë kohë ka pasur kala,rrugë kallëdrëmi, dhe tre ura guri të njohura me emrat “Ura e Jesir”,”Ura e Mullirit” dhe “Ura e Çinës”. Rrënojat a kalasë, pjesë të rrugëve të kalldrëmit, dhe urat egzistojnë edhe në ditët e sotme.
Në këtë regjistër është dhe fshati Idragasti-Dragas.
Për më shumë hollësi lexoni te Defteri i Vlorës 1520
Turnik-Kalasë ,Tatizad-Tatzat ,Vile-Vilat (Faqja 118,119)
Idragasti-Dragas (Faqja 107)
DOKUMENT VENECIANË 1532
Në vitin 1532, është dërguar një letër nga Himara për Napolin.Në këtë letër, kryepleqtë e Himarës rreshtojnë emrat e fshatrave kryesorë, që i përkisnin tre zonave fshatrat Buzë Detit,fshatrat e Arbrit mbi male,dhe fshatrat e Vlorës. Keto fshatra ishin pjesë e aleancës ushtarake shqiptare antiosmane. Bashkë me emrat e fshatrave,krahas cdonjërit prej tyre, shënohet edhe numri i burrave që mund të nxirrnin në luftë. Në këtë letër është dhe emri i fshatit Tornichei ( Turriqi ) Kalasa me 100 luftëtare.
Në këtë letër nuk është emri i fshatit Tatzat dhe Vila sepse perfaqsoheshin nga Tornichei (Turriqi) Kalasa.
Për më shumë hollësi lexoni te Los contactos de la chimarra 1532
(Faqja 46)
DOKUMENT VENECIANE 1579
Në vitin 1579, është dërguar një tjetër letër nga Himara për Napolin.Në këtë letër, bëhet fjalë për fshatrat e Arbërit d.m.th. Laberisë.Gjithashtu, në këtë letër rreshtohen të gjithë emrat e fshatrave që luftonin vazhdimisht kundër Osmanëve.
Në këtë letër është fshati Turichei (Turriqi) Kalasa dhe Tatezates-Tatzat. Fshati Vila dhe Dragas nuk janë.
Për më shumë hollësi lexoni te Anecdota Vaticana 1579
(Faqja 23)
DOKUMENT VENECIANË 1581
Në vitin 1581, është dërguar një letër nga Himara për Papën Gregori XIII. Në këtë letër, Himarjotët i prezantojnë Papës të gjithë emrat e fshatrave kryesorë të Labërisë të cilat janë pjesë e aleancës ushtarake antiosmane.Në këtë letër përmendet Turnichei (Turriqi) Kalasa edhe Dragotes-Dragasi Kalaja e Dragasit.
Në këtë letër nuk është emri i fshatit Tatzat dhe Vila sepse perfaqsoheshin nga Tornichei (Turriqi) Kalasa.
EMRAT E FSHATRAVE
DUCHATES,BROCOTO,CALOJERATES,TRUMBAZEI,
SOTIRIANE,BALASSA,PANGALADES,DRIMADES,HELIATES,
BUNAE,CHAPERAS,CUDISSEI,PILURE,CUZE,PROGONATES,LUPESEI, CASTELLI,NIVIZA,PICERNATES,BUNEZZE,
TURNECHEI,BUBAREI,ORESTA,BAFADES,TERNA,ZAROCORIZA,CAMINIZZA,
FENECAE,DAMISEI,LECHELTI,DRAGOTES,CARIANAE,CHUNEHIZA,PESTANAE ,BERNACHUS,CEPRIOTA,AIOSBASILES,ZULATES
Për më shumë hollësi lexoni te Letra nga Arbëria 1581
(Faqja 21)
DOKUMENT OSMANË 1551-1583
Në regjistrat e sanxhakut të Delvinës të vitit 1551 dhe të vitit 1583, vendbanimi me emrin Turnik (Turriq) Kalasë ka qënë pjesë e kazasë të Kurveleshit.Në vitin 1551, Turnik kishte 72 shtëpi me banorë jo-Myslymane të krishterë. Dhe në vitin 1583, Turnik kishte 50 shtëpi me banorë jo-Myslymane të krishterë.
Në këta regjistra është edhe fshati Paprat-Tatzat dhe Ledragas-Dragas.
KY REGJISTËR KA DHE EMRAT E KRYEFAMILJARËVE
Në këta regjistra, fshati Vila nuk përmendet më, kjo do të thotë që ky fshat nuk egziston më si vendbanim në vitet 1551-1583. Banorët e fshatit Vila mund dhe të jenë shpërngulur gjatë kësaj kohe.
Në regjistrin e vitit 1551, Ledragas-Dragas kishte 80 shtëpi me banorë jo-Myslymane të krishterë. Në regjistrin e vitit 1583, Ledragas-Dragas kishte 130 shtëpi me banorë jo-Myslymane të krishterë.
Për më shumë hollësi lexoni te Defteri i Delvinës 1551-1583
Turnik-Kalasë edhe Paprat-Tatzat (Faqja 134,135)
Ledragas-Dragas (Faqja 62)
DOKUMENT VENECIANË 1571-1621
Në një dokument venecianë të vitit 1614, janë përmëndur shumë kala të krahinës së Labërisë. Një nga këto kala është dhe Castello Di Galiaza – Kalaja e Kalasës.
FRAGMENT SHKRIMI I DON ALEJANDRO MUSELLA
“Duke u kthyer pastaj drejt Himares, dhe duke ngjitur malit të Sopotit (Borshit), në një hapsirë prej 5 legash,
nepër kalime të ngushta, ka një keshtjellë të quajtur Galiaza (Kalasa) dhe në të nuk ka
me shume se 20 Turq dhe 4
pjesë ‘‘esmirilli’’ dhe përreth ka shumë vende të krishterëve shqiptarë.”
Për më shumë hollësi lexoni te Castello Di Galiaza 1614
(Faqja 495)
DOKUMENT VENECIANË 1551-1647
Në një regjistër venecianë të vitit 1637, përmëndet Pagëzimi i tre ushtarëve shqiptarë në Kalanë e Palmës. Një nga këta ushtare i quajtur Ali Di Tunichio-Aliu i Turriqit ishte nga Kalasa.
“Dokument për konvertimin nga muhamedanizmi dhe pagëzimin e
Demo i Vlores, Aliun e Bastias dhe Aliut e Tunikes, ushtarë shqiptarë në Kalanë e Palmës, shekulli 17 viti 1637″
Për më shumë hollësi lexoni te Ali Di Tunichio 1637
(Faqja 71)
DOKUMENT OSMANË 1670
Në udhëtimin e tij në vitin 1670, Evliya Çelebi ka vizituar shumë Kala të cilat kontrolloheshin nga Osmanët në teritorin e Shqipërisë. Një nga keto kala që ai ka vizituar është dhe Galata (Kalaja e Kalasës) e cila renditet në libër pasë Kalase së Delvinës. Evliya Çelebiu shkruan “se pasi lashë qytetin e Delvinës vazhdova rrugën drejt perëndimit, duke kaluar shumë fshatra të pasur dhe të lumtur, mes malesh e shkrepash mbërrita në Kalanë Galata.”
SHKRUAN EVLIYA ÇELEBI
“Këtë Kala nga duart e Venedikut e ka marrë komandanti
Gedik Ahmed Pasha, në kohën e Sulltan Bajazid II.
Kalaja Galata është pjesë e kazasë së Kurveleshit ka 100 ushtarë. Në krahun perëdimor të Kalasë kalon një lumë që vjen nga malet,vazhdon duke shoqëruar malet dhe derdhet në det afër Delvinës.”
Bazuar në shkrimet e Evliya Çelebiu, Kalaja Galata është Kalasa. Ka përshtatje me Kalasën për dy arsye kryesore: një sepse emri është i ngjashëm Galata-Kalasa, dhe e dyta lumi i Kalasës kalon në krahun perëdimor të Kalasë që është në qëndër të fshatit. Ky lumë derdhet në det afër Delvinës.
Kalaja e Kalasës është pushtuar nga osmanët në vitet 1479-1482. Gjatë këtyre viteve, në fuqi ka qënë
Sulltan Bajazid II dhe Komandanti Gedik Ahmed Pasha.
Për më shumë hollësi lexoni te Evliya Çelebi 1670 Galata-Kalasa
(Faqja 24)
DOKUMENT OSMAN 1674
Në vitin 1674, një ushtarak me emrin Hasan Aga, nga Kalaja Turnik-Kalasë pjesë e kazasë së Kurveleshit Delvinë, i dërgon një letër Sulltanit. Në këtë letër, ushtaraku i bënë kërkesë Sulltanit për të regulluar dhe zgjeruar xhaminë e lagjes Efratani-Frataj
Për më shumë hollësi lexoni te Letër nga kalaja Turnik-Kalasë viti 1674
DOKUMENT RUSË 1759
Letër nga Himara në vitin 1759 drejtuar careshës të rusisë
Elisabeta Petrovana
Në vitin 1759, Himarjotët i dërgojnë careshës të rusisë
Elisabeta Petrovana një letër. Në këtë letër, ata kërkojnë ndihmë për të kryengritur kundër Osmaneve. Gjithatu, në letër ata rendisin të gjithë emrat e fshatrave që janë pjesë e aleancës antiosmane. Pjesë e aleancës antiosmane është dhe fshati Galiasa-Kalasa.
EMRAT E FSHATRAVE
HIMARA, PILIUREUS, BUNCECI, DRIMADES, KLLOPERO, NIVICA, PALLASA, PIKERNI, BASILIO, LIATES, LLUKOVO, KVARANTA, VUNO, SASENO, OTORSI,DUKATI, DRAZHIA, RADHIMA, GJOMBOCARI, GUMENICA,MAZZARI, DRUBAÇÇE, KUDESI, NIVICA, LIOPES, MAVROVA, VRANISTA, ZENOGORICA, SMOKTINA, GJONIMEI, KALLOZHERATES, ZUGLIATES, VERMIBIOTES, LEPENICA, KUÇÇI, KARDINI, VELÇJA, BRATTADES, GALIASA, GOLIMBADES, LIAPARDA, MILLU, DOKSIOTES, PROGONATES, GLIOPEZIOTES, VANSA, TEPELENA.
Në këtë letër nuk është fshati Tatzat,Vila dhe Dragas.
Për më shumë hollësi lexoni te Letra nga Arberia 1759
(Faqja 5)
CHRONOGRAPHIA TES EPEIROU 1857
Historiani grek P. Aravantinos
Καλιάσσα-Kalasa ( Ku është edhe një kështjellë mesjetare )
Kalasa: fshat i Delvinës, banorët e të cilit posedonin të drejtën të merrnin të dhjetën nga fshatrat e
krishtera të Himarës para kohës së Ali Pashës, duke marrë 90 akçe nga çdo familje.
Për më shumë hollësi lexoni te Chronographia tes Epeirou 1857
(faqet 70-361)
LIBRA
1.Travels in Sicily Greece and Albania nga Thomas Smart Hughes 1820
Në këtë libër është harta e shqipëris e vitit 1820
Te kjo hartë është edhe Kaliasa-Kalasa
Kaliasa-Kalasa (Faqja 2)
2.Travels in Northern Greece nga William Martin Leake viti 1835
Në këtë libër flitet për Kalasen Lumin dhe Aidin Aga Kalaisa
(Faqet 18,20,56,59,64,65,67)
3. Chronographia tes epeirou 1857 nga Panagiotis Aravantinos
Kαλιάσσα-Kalasa
(faqet 70-361)
HARTA
PËRMBLEDHJE
SIPAS NJË KËRKIMI DHE STUDIMI TË GJATË PËR HISTORINË E KALASËS RESULTON SE:
EMRI I FSHATIT KALASË QË NGA VITI 1431……
NË DOKUMENTA
VENECIANE TURNECHEI / TURICHEI / TUNICHIO
OSMANE TURNIK / TORNIK
REGJISTRAT OSMAN DHE SHUM DOKUMENTA TË TJERA
E VËRTETOJNË SE VENDBANIMI
TURNIK (TURRIQ) ËSHTË KALASA.
TURNIK NË VITIN 1520 ADMINISTRONTE
VILAT DHE TATZATIN.
TURNIK-KALASA KA PASUR KALA, DHE KALAJA E KA PASUR EMRIN SIPAS DOKUMENTAVE:
VENECIANE CALASA / GALIAZA / GALAZA
OSMANE TURNIK / GALATA / GALASA
Ky informacionë për historin e Kalasës që nga viti 1431…… është i bazuar në dokumentat
Veneciane dhe Osmane të nxjerra nga arkivat nga Xhoni Qoku.