loader image

EVLİYA ÇELEBİ LIBRI I UDHËTIMEVE VITI 1670 GALATA – KALASA

Në udhëtimin e tij në vitin 1670, Evliya Çelebi ka vizituar shumë Kala të cilat kontrolloheshin nga Osmanët në teritorin e Shqipërisë. Një nga keto kala që ai ka vizituar është dhe Galata (Kalaja e Kalasës) e cila renditet në libër pasë Kalase së Delvinës. Evliya Çelebiu shkruan “se pasi lashë qytetin e Delvinës vazhdova rrugën drejt perëndimit, duke kaluar shumë fshatra të pasur dhe të lumtur, mes malesh e shkrepash mbërrita në Kalanë Galata.

SHKRUAN EVLIYA ÇELEBI
“Këtë Kala nga duart e Venedikut e ka marrë komandanti
Gedik Ahmed Pasha, në kohën e Sulltan Bajazid II.
Kalaja Galata është pjesë e kazasë së Kurveleshit ka 100 ushtarë. Në krahun perëdimor të Kalasë kalon një lumë që vjen nga malet,vazhdon duke shoqëruar malet dhe derdhet në det afër Delvinës.”

Bazuar në shkrimet e Evliya Çelebiu, Kalaja Galata është Kalasa. Ka përshtatje me Kalasën për dy arsye kryesore: një sepse emri është i ngjashëm Galata-Kalasa, dhe e dyta lumi i Kalasës kalon në krahun perëdimor të Kalasë që është në qëndër të fshatit. Ky lumë derdhet në det afër Delvinës.

Kalaja e Kalasës është pushtuar nga osmanët në vitet 1479-1482. Gjatë këtyre viteve, në fuqi ka qënë
Sulltan Bajazid II dhe Komandanti Gedik Ahmed Pasha.

PËRKTHYM I PLOTË NGA ORGJINALI
(Faqja 24)

KALAJA GALATA Duke qene me pare ne dore to Venedikasve, u pushtua ne kohen e Sultan Bajazitit II nga
Gedik Ahmet Pasha. Eshte prone e Beut te Delvines. Eshte ne administrim Vojvode. 1 Duke
qene Beu ketu i pranishem i lexova letrat qe solla nga komandanti i vilajetit te Manias 2 . Pasi
moren vesh per situaten thane njezeri ‘‘Fermani i Padishahut tone’’ 3 dhe u pergatiten
sebashku me te gjithe ushtaret per te ikur ne mbrojtje te Manias. Mua me dha 300 grosh, nje
kale, 5 pale rrobe kurse njerezve te mi 100 grosh dhe nga nje pale rrobe. Pastaj dolem per te
shetitur qytetin. Kjo kale eshte pjese e kazase se Kurveleshit 4 . Kalaja eshte rreze malit ne nje
vend te sheshte, eshte nje ndertese me 5 cepa e bere ne gure te vegjel. Perimetri eshte i gjate
600 hapa.Brenda ka vetem 7 shtepia, nje mesxhid, nje hambar per rezerva ushqimesh, pa
çarshi dhe pazar. Ne pjesen qe shikon lindjen ka nje dere hekuri. Ne nje pjese te qafes se
kalase ka nje mal te thepisur. Dizdari dhe 100 ushtare te kalase i vijne te ardhurat nga
pergjegjesi i portit te Sajdes 5.Nga poshte kalase rrjedh nje perrua qe vjen nga malet, i cili pasi
kalon rreze malit te thepisur, kalon ne pjesen perendimore to kalase se Galates derdhet ne
dete ne afersi te Delvines. Pastaj nga kjo kala levizem per ne perendim ne afersi te bregut te
detit. Deri kur arritem ne gjirin e Delvines nuk rastisem me asnjeri. Per nje udhetar eshte
pamundur te kaloj. Pasi malet e pjerret, shpatet e pameshirshme dhe rruget jane humnere. I
gjithe populli ketu eshte i pabindur. Ne 70 fshatra ka 20 mij shqiptare te armatosur.

PËRKTHYER NGA ARDIT GJELI