Dokument për luftën në Koqinovë në vitin 1750-1753
Dokument 📜 për luftën në Koqinovë në vitin 1750-1753
📌 Banorët e fshatit Shën Vasil,Nivicës dhe të Kalasës 3 vjet sherr luft për kufit në Koqinovë me banorët e fshatit Zhulat,Golem,Tatzat. Nga ky sherr ngelën te vdekur 107 veta, nga Shën Vasil 10 , Nivica 16 , Kalasa 15 , Sasaj 2 , Zhulat 30 , Golem 18 , Tatzat 13 , Delvinë 3
Për ata që nuk e din ,Koqinova është një mal në luginën e Lumit të Kalasës,afër Kështjellës te kodra e Hitos.
🔻 PËRKTHIM NGA DOKUMENTI ORIGJINAL 🔻
Në vitin 1750 të erës sonë unë i nënshkruari njoftoj se ne banorët e Shënvasilit luftuam kundër Shqiptarëve, dmth Zhulatasve, Golemasve dhe Tatzatasve, dhe kjo luftë zgjati tri vite. Dhe më 1753 bëmë paqe dhe secili mbeti në kufirin e tij. Për paqen e bërë u dhamë Zhulatasve kullotën dimërore të Koqinovës që nga Zherma e Simatit gjer në Qafën e Vidhit. Dmth e gjithë ajo pjesë që e derdh ujin në lumin e Kalasës i përket që nga sot e tutje Zhulatit. Dhe pjesën nga Qafa e Vidhit deri më Pecë e mbajtëm mushaf? për bagëtitë tona. 107 njerëz nga të dyja palët u gjetën të vdekur: dmth 10 nga tanët, prej Shënvasilit; 16 Niviciotë (prej Bubarit); 15 nga Kalasiotët, të cilët u bashkuan me palën tonë; vetëm 2 nga Sasanjotët, të cilët gjithashtu u bashkuan me ne. Nga pala e kundërt u vranë 30 Zhulatas, 18 Golemas, 13 Tatzatas, 3 Delviniotë. Dhe pas kësaj u vendos paqja dhe bëmë marrëveshje njeri me tjetrin të jemi të bashkuar këtej e tutje. Këto i shkruaj si kujtim. Igumeni i Manastirit të Shën Vasilit, jeromurgu Stefanos.
Përkthyer nga Mihalis Ntinopoulos
HistoriKalasa🇦🇱
🏛 Burimi: Arkivi Athinë