DEFTERI I DELVINËS 1551-1583 TURNIK-KALASË LEDRAGAS-DRAGAS PAPRAT-TATZAT
Në regjistrat e sanxhakut të Delvinës të vitit 1551 dhe të vitit 1583, vendbanimi me emrin Turnik (Turriq) Kalasë ka qënë pjesë e kazasë të Kurveleshit.Në vitin 1551, Turnik kishte 72 shtëpi me banorë jo-Myslymane Kristianë. Dhe në vitin 1583, Turnik kishte 50 shtëpi me banorë jo-Myslymane Kristianë.
Në këta regjistra është edhe fshati Paprat-Tatzat dhe Ledragas-Dragas.
KY REGJISTËR KA DHE EMRAT E KRYEFAMILJARËVE
Në këta regjistra, fshati Vila nuk përmendet më, kjo do të thotë që ky fshat nuk egziston më si vendbanim në vitet 1551-1583. Banorët e fshatit Vila mund dhe të jenë shpërngulur gjatë kësaj kohe.
Në regjistrin e vitit 1551, Ledragas-Dragas kishte 80 shtëpi me banorë jo-Myslymane Kristiane. Në regjistrin e vitit 1583, Ledragas-Dragas kishte 130 shtëpi me banorë jo-Myslymane Kristianë.
PËRKTHYM I PLOTË NGA ORGJINALI
Turnik-Kalasë edhe Paprat-Tatzat (Faqja 134,135)
Ledragas-Dragas (Faqja 62)
TURNIK-KALASË Fshati i quajtur Turnik ne 1431 ishte pjese e sistemit te timarit. Kurse ne shekullin e 16 permendet midis pronave te Sanxhakbeut te Delvines. Per shkak te sherbimit te derbentit fshati eshte i perjashtuar nga taksat e jashtzakonshme, gjithashtu fshati ka dhe nje fshat me emrin Paprat-Tatzat. Popullsia jo-myslymane qe banon ne fshat ne vitin 1431 eshte 44 shtepi, ne njeren banon nje e ve, ne 1551 kemi 72 shtepia, 47 beqare (meshkuj) 11 ndihmes, kurse ne vitin 1583 kemi nje popullsi me 50 shtepi dhe 35 beqare. Prodhimet kryesore te fshatit jane gruri dhe elbi. Mbledhja e taksave ne fshat per vitin 1431 nga 2438 akçe, ne vitin 1583 u be 3150 akçe.
Shenimi me numrin 439 – Turnik eshte pjese e derbendit te Kurveleshit.
LEDRAGAS-DRAGAS Ledragas Emri i fshatit ne 1551 nga Radragos, ne 1583 u be Radragasi. Ne vitin 1551 fshati u integrua ne sistemin e timarit, kurse ne 1583 permendet si pjese e pronave te sanxhakbeut te Delvines. Popullsia jo-Myslymane qe banonte ne fshat ne 1551 kishte 80 shpia dhe 9 beqare,ne 1583 kishte nje popullsi prej 130 shtepiash dhe 66 beqare.
Ne 1583 te ardhurit nga Kurveleshi u vendosen ne Fshatin Zhulat.Prodhimet kryesore te fshatit jane gruri, elbi, misri, tershere, thekra, qiqra, thjerrza, ullinj dhe liri6. Te ardhurat nga taksat e fshatit nga 8000 akçe ne 1551, u zvogeluan me 25% duke rene ne 6000 akçe.
PAPRAT-TATZAT Ne vitin 1551, nga nje lagje pjese e fshatit Tornik, ne 1583 u be nje fshat veçmas. Permendet
si prone e Sanxhakbeut te Delvines. Popullsia jo-Myslymane qe banonte ne fshat ne 1551
kishte 23 shpia dhe 16 beqare, ne 1583 kishte nje popullsi prej 10 shtepiash dhe 3 beqare.
Prodhimet kryesore te fshatit ishin gruri, elbi, tershera, ullinjte, frutat, lini dhe perimet. Te
ardhurat nga taksat ne 1583 kane qene 700 akçe.
EMRAT E KRYEFAMILJARËVE TË FSHATIT TURNIK-KALASË NE VITIN 1583
EMRAT E KRYEFAMILJARËVE TË FSHATIT DRAGAS DHE ZHULAT NE VITIN 1583
EMRAT E KRYEFAMILJARËVE TË FSHATIT TATZAT NE VITIN 1583