loader image

DEFTERI I SANXHAKUT TË ARVANIDIT 1431 TURNIK – KALASË DRAGAS – KALAJA E DRAGASIT

Kalasa përmëndet në Regjistrin Osmanë Sanxhaku i Arvanidit të vitit 1431 me emrin Turnik (Turiq).Sipas të dhënave nga regjistri, Kalasa kishte 44 shtëpi me banorë jo-Myslymane Kristianë.Në Kalasë, emëri “Turnik” egziston dhe sot,dhe njihet ndryshe si Turiq. Dikur,në një vënd rreth 1 km larg nga Kalaja e Kalasës, por brënda teritorit të fshatit Kalasë ndodhej një xhami e njohur me emrin Xhamia e Turiqe.Kalaja egziston dhe sot në qëndër të fshatit.Ajo është e rrënuar, por kulla dhe pjesë të murit rrethus të saj gjenden edhe në ditët e sotme.

Në këtë regjistër përmëndet dhe fshati Dragas, sic njihet në ditët e sotme me emrin Kalaja e Dragasit. Kalaja e Dragasit është një vendbanim shumë i vjetër dhe ndodhet rethë 3 km largë nga fshati Kalasë. Sipas regjistrit, Dragasi kishte 27 shtëpi me banorë jo-Myslymane Kristianë.

Turnik-Kalasë (Faqja 49)
Dragas-Kalaja e Dragasit (Faqja 44)