FUENTES PARA UNA POLÍTICA ORIENTAL DE LOS AUSTRIAS 1571-1621 CASTILLO DI GALIAZA KALAJA E KALASËS
Në një dokument venecianë të vitit 1614, janë përmëndur shumë kala të krahinës së Labërisë. Një nga këto kala është dhe Castello Di Galiaza – Kalaja e Kalasës.
FRAGMENT SHKRIMI I DON ALEJANDRO MUSELLA
“Duke u kthyer pastaj drejt Himares, dhe duke ngjitur malit të Sopotit (Borshit), në një hapsirë prej 5 legash,
nepër kalime të ngushta, ka një keshtjellë të quajtur Galiaza (Kalasa) dhe në të nuk ka
me shume se 20 Turq dhe 4
pjesë ‘‘esmirilli’’ dhe përreth ka shumë vende të krishterëve shqiptarë.”
PËRKTHYM I PLOTË NGA ORGJINALI
(Faqja 495)
Nje raport i shkurter i qyteteve, keshtjellave, fshatrave, vendeve, dhe malsive qe ka
Maqedonia/ i pergatitur nga un Don Alejandro Musella famullitar i Patriarkut te pare
Justiniana per te cilen shikoj distancen qe ka nga nje vend ne tjetrin. Nga Otranto i Pullas deri
te gjuheza jane 20 lega
dhe nga toka 33
lega. 5 lega bejne nga aty deri Vlora, nje vend qe quhet Dukat me njerez shqiptare te krishtere
eshte 10 lega nga Vlora dhe nga deti gjysem lege. Njerez (dukatasit) te cilet sherbejne si
mbrojtes ne Vlore dhe gjithashtu sherbejne si roje te pergjegjesit te keshtjelles se Kanines, e
cilia ndodhet nje cerek lege larg marines dhe nga Vlora gjysem lege. Duke u ngjitur Dukatit
rruges per ne Vlore, ne nje distance prej nje lege ka nje ngushtica mali qe quhet ‘‘Shkalle’’
dhe duke ikur perball fshatit te Dukatit ka nje ngushtice mali qe kur hyn gjate 8 legave jane
male e lugina; pastaj eshte nje keshtjelle qe quhet Cerglia e cila ndodhet ne nje fushe te nje kembe te nje mali te vogel. Perreth
ka disa vende me Shqiptare te krishtere, ne keshtjelle nuk ka me shume se 40 shtepi Turqish
(myslymane shqiptare) te humbur, kane 2 artilieri dhe kane vetem 4 copa armesh te quajtur
‘‘esmerilli’’.
Duke ecur, ne anen e dores sime te djathte u ngjitem nje mali plot me pyje dhe duke zbritur 1
lege e gjysem poshte ishte keshtjella e Himares e cila banohet nga Greke dhe Shqiptare te
krishtere e duhet te jene rreth 400 fqinje (shtepi) dhe eshte gjysem lege larg detit. Duke ecur
gjate bregut te detit lart e poshte jane disa vende me Shqipetare te krishtere pastaj vjen
keshtjella e ‘‘Dulcino’’ pastaj eshte nje keshtjelle tjeter e pabanuar qe quhet Sopot. Pastaj
duke ecur perpara ne nje hapsire prej 14 lega eshte nje port i bukur qe quhet Santicoranta
(Sarande) ne te cilen rahat mund te kete/ze nje ushtri te madhe. Perpara ne bregun e detit ka
nje keshtjelle tjeter te braktisur te quajtur Butrint. Aty ka nje vendpeshkimi te Venecianeve.
Duke zbritur 2 lega nga Butrinti ka nje keshtjelle te quajtur Delvine e cila ndodhet posht nje
mali ne te cilen ka 40 shtepia turqish (myslymane shqiptare) dhe nuk ka me shume se 4 pjese
te vogla artilierie te quajtur ‘‘esmirilli’’ dhe perreth keshtjelles duhet te kete rreth 500
shtepia, ¾ te krishtere kurse ¼ turq (myslyman shqiptare).
Duke u kthyer pastaj drejt Himares dhe duke ngjitur malit te Sopotit ne nje hapsire prej 5
legash neper kalime te ngushta ka nje keshtjelle te quajtur Galiaza (Kalasa) dhe ne te nuk ka
me shume se 20 Turq dhe 4
pjese ‘‘esmirilli’’ dhe perreth ka shume vende te krishtereve shqiptare.
Duke ecur ne nje distance prej 16 lege ka shume vende te shqiptareve te krishtere dhe nje
fshat te madh te quajtur Zhulat, i gjithi i krishtere, te cilet vazhdimisht i shkaktojne deme
turqeve. Dhe nga aty poshte ndodhet nje manastir i shen Nikolles ne cilin ka 60 prifterinj. Se
bashku me manastir ne anen e djathte ka nje keshtjelle te quajtur Nevica gati e shkaterruar.
Dhe duke zbritur ka nje fushe e duke ecur 3 lega ka nje keshtjelle ne maje te mali te vogel qe
quhet Gjirokaster ne te cilin ka 60 Turq dhe kane
4 pjese ‘‘esmerill’’ dhe poshte ketij malit ka nje vend me rreth 300 shtepia te krishtere, nga te
cilat ¾ te krishtere kurse ¼ jane Turq (myslymane).
PËRKTHYER NGA ARDIT GJELI