loader image

AZEM RRAKU

Krenari per njerzit tane

———————————

Pershendetje moj Kalase
nga mergimi mall e gaz
shkruaj e per ty do flas
historia te ndjek pas

Respekte per prindrit tane
per burrat qe bene cobane
kaluar jeten ne stane
qendisur zile e cokane

kjo ishte sevdaj’etyre
endrra e tyre ne vite
kushtuar kesaj detyre
i kujtijme sot kesaj dite

cobane me dhen e me dhi
kopete kishin per zili
varur troke e kembore
me ata deshte percore

cjapi i larm percon kopene
zilet i japin lezene
sevdaj’e cobane per stane
qejfi per zile e cokane

eshte mrekulli e rralle
kur percoret prijne kopene
belecin e kane ne balle
longari me zilet vene

nga ata qe mend i mbajme
nga kujtesa kurre s’i ndajme
me te vjeter me esnafe
kaluar stane e qafe

ne Vreshta paten merane
atje kishin ngritur stane
nga me te miret cobane
Axhem me Aliko Barjame

kaluan nga ai stan
paradoksin te mbane
Perparimi me Pirane
e shume te tjere cobane

ruajten traditen tane
te bijte me Drito Muzhane
Merqez cepe me Kanane
Bedua,Birjua me Stefane

Qokajt vazhduan tradite
Ismaili me Raite
Dashua me gjith Faike
Lesko Qoku vet i dyte

vec coban kejn tjeter vule
gishtat luanin mbi cule
melodi gajde -longar
cula binte duke qare

bene epoke e emer dhane
artin e traditen se lane
Axhemi me Kanan Hane
luget e drurit i qane

pasioni i tyre ne shtrunge
per nje krrabe e per nje luge
meraku i tyre per stane
pespekt per ata cobane

ne Culle kish ngritur stane
Xhezua me Arif cobane
ne Galisht kishin merane
Emrua me Mustafane

ne Haliqe vet i trete
Nebi,Cake e Safete
stane stolisur me nam
krenari per njerzit kam

atje tej ne Ballagan
e shkuan jeten coban
Dinua me Agron Xhafere
Jani ,Dokua e te tjere

mos harrojme te tjere cobane
Xhafer e Afez Sinane
Kacatorin e Xhavane
Dilon dhe Levend Muzhane

dhe sot traditen se lane
Istrefi me Mond Muzhane
Skendua me Martin Bashane
Nimeti me ato ane

ne harrofshim ndonje burre
mos t’u shkoje mendja kurre
emri i tyre s’u permend
se ne f.b nuk u gjend

eshte gjendur si nga here
autori ka te drejte
shkruan ca e le te tjere
rendesi ka qe ben bejte

ndaj kur shkruaj per Kalase
me vjen mall e kam shum gaz
do t’a mbaj gjithmone ne gji
nuk e shes as me flori