Aliu nga Turriqi djali Kalasiot ,që u pagëzua në vitin 1637 në kalan e Palmanovës Itali❗
📌 Në një dokument pagëzimi në librin e Giuseppina Minchella, përmënden 3 ushtar shqiptar që shërbenin në vitin 1637 ,në kalan e Palmanoves Itali. emrat e ushtarve janë Demo nga Valona ( Vlora ) 20 vjeç ,Aliu nga Bastia ( Sajava ) 24 vjeç ,dhe Aliu nga Turriqi ( Kalasa ) 17 vjeç .Te tre ushtarët shqiptar u pagëzuan në të njëjtën dit. Te dhena per Aliun nga Turriqi ( Kalasa ) Aliu qe 17 vjeç kur u pagëzua ,emrat e prindërve babai Mustafa mysliman,nëna Schiena ( Çina ) Kristiane.Aliu ishte ushtar në Palmanova të Italis në 7 tetor të vitit 1637 u konvertua nga mysliman në kristian ,mori emrin Giovanni Paolo dhe mbyemrin del Monte emrat e kumbarve të Aliut Ottavio di Porcia dhe Beatrice del Monte. 📌 Emri i Aliut dhe i Çinës egziston dhe sot në Kalasë .Dy ura guri kan emrat e tyre Ura e Çinës dhe ,Ura e Ali Voglit.
PËRKTHIM I PLOT NGA PROFESORI MARK PALNIKAJ
DËSHMI PËR PAGËZIMIN E DEMOS NGA VLORA, ALIUT NGA BASTIA DHE ALIUT NGA TUNIKIO Palmanova, 7 tetor 1637 7 tetor 1637 Dëshmoj unë, Patër Bardhi, famulltar i Palmës, se kam pagëzuar në kryekishën e kësaj kështjelle në ditën e Shën Justinës, 7 tetor i vitit në vazhdim 1637, turqit e poshtëshënuar që janë: Dema, djali i Muskios, turk, nga zona e Vlorës në Shqipëri dhe e gruas Salla, e krishterë, në moshë rreth njëzet vjeç, dhe në pagëzim është shënuar emri Mark, që gjithashtu është vënë mbiemri Valiero që është marrë nga burimi i shenjtë i të Përndriturit dhe të Nderuarit kolonel Bertuç Valiero, general në këtë kështjellë, dhe i është vendosur nga kumbarja e Përndritura zonja Beatriçe nga Monte. Aliu, djali i Avdiut nga Bastia, nga Shqipëria dhe gruaja Elena, e krishterë, në moshë rreth 24 vjeç. Në pagëzim ju vu emri Albert, mbiemri Badoaro, i marrun nga burimi i shenjtë i të Përndriturit zotit Gianfrançesko Badoara, përgjegjës për thesarin në këtë kështjellë dhe i është vendosur nga kumbarja e Përndritura zonja Beatriçe nga Monte.Aliu, djali i Mustafa Tunikio nga Shqipëria, dhe gruaja Schiena, e krishterë në moshë rreth 17 vjeç:Ju vendos emri i pagëzimit Gjon Pali, ju dha mbiemri del Monte dhe kumbarët janë i Përndrituri konti Ottavio di Porçia dhe e Përndritura Beatriçe del Monte.Dhe të tre janë ushtarë në këtë kompani të këmbësorisë Shqiptare. Të bashkuar.Palma, me 28 nëntor 1637 Un famulltari me dorën time. —————————————————————————
🏛 Burimi: Arkivi Italy 📕 I processi del Sant’Ufficio nella fortezza di Palmanova, 1595-1669