ADEM MUZHAJ
UNE DHE LUMI
————————
Lumi poshte Ures Jesire
Pse ma prishe gjumin valle
Une nje jete ne mergim
Ty ne shekuj shkumb e vale
Une i di hallet e tua
Se bashke ishim goxha jete
Ty me valet kengen thua
Une me valet thura vjershe
E kam zili jeten tende
Nje jete nuk pushove kurre
Gurgullon e zhurme ne mbremje
Ne mengjez prape dallge mbi gure
I dhe jeten fshatit tim
Se ku ka uje ka dhe jete
Fshataret dhe fratallinjte
Parajsen tek ty kane gjete
Ndaj te shkruaj nga mergimi
Si shok qe ste harroj kurre
Ty me shumte tu shtofte burimi
Vargu im te behet gure
Te coptuan maskarenjte
Por ty asnje nuk degjove
Ata pre ty merr perrenjte
Lumi kalases qendrove
Te kemi borxhe ne jete
Por borxhi smbetet pa lare
Kalasa ka rritur djem
Ty i sheh nga ty kane ngjare
Te rrembyer te pagjume
Njeri po te jap sinjal
Bejne be PER ATE LUME
Jane gerxh e behen mal
Sot ma zgjove nostalgjine
Me fute ne ritmin tend
Une nje jete ne mergim
Ty shekuj ne ate vend
Uji jot si pik e lotit
Buruar shkemb e mbi shkemb
Ty je kryjesa e ZOTIT
Une jam bir nga ai vend
Te kemi ne drite te syrit
Ndaj te dhame emrin tone
Je flori shkruar floririt
LUMI KALASES TE THONE
