loader image

Dokument për Kalan 🏰 e Kalasës dhe kalan 🏰 e Tepelenës viti 1580 ❗

📌 Ky dokument flet për Kalan e Kalases dhe kalan e Tepelenes,i kerkohet të madhit të Delvinës të anulloi vendimin për dergimin e ushtarve të Kalas të Turriqit-Kalasës për të vajt në ndihmë të kalas të Tepelenës.Sepse kalaja e Turriqit-Kalasës është në bregdet afër kryengritësve dhe rrezikohet ,nga rebelët shqiptar të Kurveleshit.

📜 Perkthimi nga dokumenti origjinal

Vendimi për z.Delvine: Edhe pse u urdhërua dërgimi i ushtarëve nga Kalaja e Tornikut në Kalanë e Tepedelenit, Kalaja e Tornikut është në bregdet dhe pranë kryengritësve të Kurveleshit dhe raportohet se ka nevojë për më shumë ushtarë, që të mos dërgohen ushtarë prej andej.
Mos dërgoni ushtarë nga kalaja e Turnikut në kalanë e Tepedelenit Turniku ka nevojë për ushtarë sepse Kalaja e Turnikut është në bregdet dhe banditët rebelë shqiptarë janë afër Kurveleshit, ndaj mos nxirrni ushtarë nga kalaja për t’i dërguar në Tepedelen.

Perkthyer nga Ardit Gjeli 🇦🇱 dhe Isa Ugurlu 🇹🇷


🏛 Burimi: Arkivi Osman