loader image

XHELADIN BEQIRI

Moj Kalasë në radhua
———————————
Moj Kalasë në radhua
Hedhur mbi dy faqe mali
Aty në rrepet e tua
Të shkoja një ditë behari

Dhe kur dielli të shkonte
Qafën përtej në bregdet
Të ngrihem si i përhumur
Endrat në lumë ti tret.

Aty lumi flet me honët
Nëpër ura deri në detë
Kush e thau urën jesirë
Apo lumi e la vetë.

Pse të ketë ikur nga ura,
Legjenda thot një mallkim
Por lumi kur del nga shtrati
Nga vërshimi kthen drejtim.

Vëndi kalave të gurta
I xhamive në dy anë
Mekami baba Azisit
Dhe 300 kuaj me shalë

Pse të ikën Salltanetet
Kaq vjet me kokë më njanë
Folu djeme në kurbete
Se unë isha dhe unë jam

Kalasjot kudo që jeni
Mendoni vetëm një natë
Mijra vjet nuk u braktisa
Juve ikët e më latë

Juve s,keni mall për mua
Apo unë isha pa fatë
Të paktën një herë në mot
Siç u mblodhet këtë natë.

Rrapi shekullor ju pret
Sheshi dhe guri shqiponjë
Mos haroni ketë emër
Dhe mekamin qu bekonë.