loader image

FIQIRI REXHO

Kalasa o vend i bukur
————————
Kalasa o vend i bukur
Për ty kemi dashuri
Ndërtuar në shpate mali
Lumin e ke për zili

Atje lindëm dhe u rritëm
Për ty kemi dobësi
Djem e vajza nga do që janë
Mëndjen zëmrën e kanë tek ty

Të gjithë mblidhen të bashkuar
Festojn për baba Hazis
Ajo që kishe merak
Ka ardhur dhe për ty

Me rrugën e asfaltuar
Është bërë një mbrekulli
Turistët të vizitojn
Vendi që të kanë zili

Kemi zakone tradita
Që i ruan çdo njeri
Urë e jesir shekullore
lezeçon për bukuri


0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *