MUSTAFA HAXHI
Djemte Kalasjot 8 Maj 2020
————————
Ai fshati ynë
Një vend i bekuar,
Të gjitha qeverritë
Xhaden s’na e shtruan.
Sa here ka votime
Njerëz me pushtet,
Vijnë plotë premtime
Të zgjedhin deputet.
Të majtë e të djathtë
S’kanë gjë të ndarë,
S’mbajnë asnjë premtim
Janë thjeshtë “kusarë”.
Xhade, vetem xhade
S’kërkuam më shumë,
Gjithkush mbushi xhepat
Populli për lumë.
E kishim një ëndërr
Kaloi një jetë,
Ishim fëmijë të vegjël
Tani u bëmë pleq.
Të ftohtë, zemërthyer
E bukur ajo zonë,
Keq jemi mbërthyer
Me emrin “Korrupsion”.
Ndezi një shkendijë
Për ëndrrën në sirtar,
Mblodhi djalëria
Lekë, euro e dollarë.
Ato lekë kurbeti
Me djersë lyer janë,
S’nxirren lehtë nga xhepi
Po s’kanë nga i’a mbajnë.
Tek nëna vijnë malluar
Shkojnë puthin mermerë,
Ca për të takuar
Kush vdiq, a kush ka lerë.
Dhe pse ikin larg
Si dallëndyshja tek foleja,
Gurë e baltë janë në prag
Flasin: Djalë, të lutem eja…!
Me se të shkojë vallë?!
I ziu njeri!
Vjen nga rrugë e gjatë
Të shikojë shtëpi
Fshati i Kalasës
Gumëzhin një herë,
Sot vetëm ka ngelur
Hapur ndonje derë.
Në vegjëli të pandarë
Në Kalasë ku ka qënë,
Në cdo hap që kanë hedhë
Nga një kujtim kanë lënë.
O djemtë e Kalasës, Bravo!
I pari fjalën kush e tha?
Ajo fjalë si flakë zjarri
Sarandë, Greqi e SHBA.
Kjo nismë qoftë me fitore
Së shpejti, presim shirit,
Eshtë një ëndërr shekullore
Kalasës t’i rrojnë bijtë!
